Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën Gavin Rossdale?

Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën Gavin Rossdale?

13:48, 14/05/2024
A+ Aa A-

Nuk kanë kaluar shumë muaj që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij shqiptare Xhoana Xheneti.

Megjithatë, media “Page Six” thotë se vëmendja ndaj bukuroshes shqiptare është rritur për shkak edhe të ngjashmërisë fizike të saj me ish-partneren e  këngëtarit, Gwen Stefani, me të cilën ai ishte i martuar nga viti 2002 deri në 2016. Kur çifti u nda, u përfol se Rossdale e tradhtoi Stefani me dadon e fëmijëve.

Kanë qenë fansat ata që kanë vënë re se si Stefani edhe bukuroshja me origjinë shqiptare mbajnë flokë të gjata bionde dhe zgjedhin buzëkuq me ngjyra të ndezura. Të dyja i mbajnë flokët në të njëjtin stil, por edhe kanë shije të ngjashme sa i përket stilit të veshjes. Nësoj si i dashuri i saj, edhe Xhoana është në industrinë e muzikës.

Këngëtarja u transferua në SHBA në vitin 1996 pasi prindërit e saj u divorcuan dhe nëna e saj fitoi llotarinë amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco