'Shtëpi e rrethuar me hiena'/ Mos vallë Ermiona thumboi Kiarën pas përjashtimit nga ‘BBVIP'?

'Shtëpi e rrethuar me hiena'/ Mos vallë Ermiona thumboi Kiarën pas përjashtimit nga ‘BBVIP'?

09:53, 02/03/2023
A+ Aa A-

Ermiona Lekbello ka reaguar pas përjashtimit nga “Big Brother Vip” nëpërmjet një postimi në Instagramin e saj.

Ish-banorja ka falenderuar të gjithë personat që e mbështetën gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e famshme ku nuk la pa përmendur edhe konkurrentët që ia bënë më të bukur dhe të lehtë qëndrimin e saj në shtëpi.

Erimiona falenderoi veçanërisht Luizin i cili e përkrahu dhe u mundua ta ndalonte që të mos largohej nga shtëpia por ajo u shpreh se nuk mund të qëndronte e rrethuar me hienat, ku përjashtoi Kristin dhe Kejsin. E mesa duket pjesë e grupit të ‘hienave’, këngëtarja përfshiu dhe Kiarën me të cilën pati dhe një debat para se të dilte.

“Falenderoj të gjithë ju me zemër që më mbështetët gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e BBV2. Nje falenderim i veçante i shkon Luizit, që më ndejti afër dhe më përkrahu në këtë rrugëtim.

Luizi u mundua gjatë gjithë natës të më ndalonte për të mos dalë jashtë nga shtëpia, por ishte i pamundur qëndrimi në atë shtëpi të rrethuar me hiena, duke përjashtuar Kristin dhe Kejsin që dhe ata i dua fort .

Me vjen keq që nuk jua plotësova dëshirën për të qëndruar deri në fund, por duke qenë e vërtetë nuk mund të duroja hipokrizitë, fallcitetin, kinematë dhe teatrin e kukllave 2 lekshe. Sot ma keni mbushur shpirtin me shumë dashuri. Ju dua shumë! Aman se vdiqëm!,”-shkroi Ermiona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco