‘U shkatërrova nga depresioni’, Ed Sheeran rrëfen periudhen kur e shoqja u sëmur me tumor gjatë shtatzënisë

‘U shkatërrova nga depresioni’, Ed Sheeran rrëfen periudhen kur e shoqja u sëmur me tumor gjatë shtatzënisë

18:17, 01/03/2023
A+ Aa A-

Ed Sheeran thotë se vitin e kaluar ai u ‘shkatërrua’ nga depresioni, pasi gruaja e tij u diagnostikua me një tumor dhe shoku i tij Jamal Edwards vdiq papritur në moshën 31-vjeçare. E dashura e fëmijërisë së yllit, Cherry Seaborn, me të cilën ai u martua në vitin 2019, kishte një tumor teksa ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë.

Nuk kishte "rrugë për trajtim deri pas lindjes", shpjegoi ai. Në atë kohë, ylli ishte në gjykatë çdo ditë përballë një gjyqi për të drejtat e autorit.

Ndikimi shkatërrues i atyre ngjarjeve "ndryshoi jetën time, shëndetin tim mendor dhe në fund mënyrën se si e shikoja muzikën", tha ylli në një shënim me dorë të postuar në mediat sociale.

Si rezultat, ai hoqi "qindra" këngë që kishte shkruar për albumin e tij të gjashtë të ardhshëm. Sheeran dhe Seaborn mirëpritën vajzën e tyre të dytë majin e kaluar. Këngëtari nuk ka dhënë asnjë informacion mbi gjendjen shëndetësore të gruas së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco