Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Çfarë do të bëjë Albin Kurti me asociacionin?

Dea Mishel flirtoi me Shpatin, flet Amos: Nuk jam mërzitur, po e pres jashtë

Dea Mishel flirtoi me Shpatin, flet Amos: Nuk jam mërzitur, po e pres jashtë

17:42, 01/03/2023
A+ Aa A-

Të gjithë e kujtojmë flirtin mes Amos Zaharia dhe Dea Mishel në shtëpinë e Big Brother.

Ndonëse para se të dilte nga shtëpia, banorët e përcaktuan marrëdhënien e tyre si miqësore, të dy e kanë pranuar se kishin një kimi. Por gjërat u dukën sikur ndryshuan për Dean, kur në shtëpi u fut Shpati. Që në momentet e para, ajo shprehu simpatinë për banorin e ri dhe kaq mjaftoi që banorët brenda shtëpisë të mendonin se gjithçka ishte një lojë nga ana e blogurës.

I ftuar në një emision, Amos u shpreh se nuk është mërzitur nga veprimet e Deas, e se jeta vazhdon për të dy ata. Amos e ka thënë më parë hyrjes se Shpatit në shtëpi që po e pret Dean jashtë për ta njohur më tepër, por tani nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë. Ndërkohë vetë Dea duket më e qartë në qëndrimin e saj, duke pohuar se me Amos do vijojë të takohet, por mes tyre do të vijojë të jetë vetëm një miqësi. Nga ana tjetër mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, ajo u shpreh se nuk ka një pëlqim për Shpatin, por gjithçka e kishte bërë për lojë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco