‘M’u kujtua gjella e nënës, kur ia shaja’- Historia rrëqethëse e Tan Brahimit mes lotësh: Po t’i kisha përballë

‘M’u kujtua gjella e nënës, kur ia shaja’- Historia rrëqethëse e Tan Brahimit mes lotësh: Po t’i kisha përballë

16:34, 01/03/2023
A+ Aa A-

Tani i ka rrëqethur dhe ka përlotur të gjithë me tregimin e historisë së trishtë që i ka mbetur peng në jetën e tij. Mbrëmjen e të martës, në BBV, ai ka treguar se si ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën prindërve të tij.

Tani tha se ai ka qenë drejtues i automjetit dhe ishte i vetmi që i shpëtoi aksidentit tragjik.

Një kamion i doli atij në korsinë ku po qarkullonte dhe shkaktoi aksidentin fatal. Tani gjithashtu foli për vështirësitë e tij të jetës dhe tregoi për gjendjen e vështirë ekonomike.

Mes lotësh, ai tha se e vetmja gjë që donte t’i thoshte prindërve, ishte ndjesa për gjithë jetën, deri ditën e aksidentit.

Rrëfimi:

“5 gusht 2013 është e vetmja datë që nuk e harroj. Donin me ik prindërit te dajat, e donin t’i coja, nuk doja se ishin cuar shumë herët. Mu vu nana hajde na co te daja dhe që në shtrat pata si një përgjegjësi e thashë që nëse nuk shkoj unë, larg qoftë u ndodh dicka rrugës.

Kur u kthyem bëra një aksident me makinë. E kam ndi zemrën tu më rrah me vesh. Aksidenti ndodhi për shkak se unë isha më shpejt se sa lejohet tabela e se ma preu rrugën një kamion, shpëtova vetëm unë, ata të shkretët vdiqën në vend.

Makinën e mbante baba shumë pastër, kur u përplasëm e para që më shkoi në mend u ktheva ti thoja babës shif ca ti bëra makinës.

Ai i shkreti kishte vdekur në vend, atëherë u ktheva ti thoja nënës, shiko ca i bëra babës.

Para se të bëja aksidentin kisha bërë një audicion te Portokallia, por më thanë je mirë, sot është dita e fundit pas 3 muajve do vish, por me shumë mundësi je i pranuar. Kur ju tregova prindërve u gëzuan. Pasi u pranova në audicion, dola jashtë me telefon në dorë dhe nuk kisha kë të marr. Doja të lajmëroja nënën se sa jetuan nuk më panë duke bërë ndonjë gjë, ajo ishte gjëja më e madhe që kisha arrit në atë kohë.

Ajo gjë mu donte, se po mos ta kisha bë ndoshta do kisha luajtur mendsh.

Në drekë kthehesha në shtëpi e isha prapë vetëm. Mbaj mend një rast, pata harxhu gjithë rrogën dhe mbeta me 500 lekë të vjetra të fundit, në shtëpi isha vetëm, kisha lekë vetëm me ngrënë bukë thatë.

Pashë ca simite e thashë po marr këto me fara se këto nuk kanë nevojë me i shoqëru. Duke ngrënë buke thatë mu kujtua gjella që ia kisha sharë nënës.

Thoshin rri pak më shumë me ne, se kisha shumë shoqëri e humbja kohën tërë ditën pas shokëve. Më thoshin ka me të marrë malli një ditë, nuk e kuptoja. Po ti kisha përballë do u thosha vetëm më falni për sa ishin gjallë se për atë që ndodhi dihet që ishte padashje, por për krejt jetën der atë ditë do i kisha thënë vec më falni."

 

     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco