‘Më bëri çudi’/ Diola Dosti rrëfen veprimin që i bëri ish-bashkëshorti pas daljes nga ‘BBV’

‘Më bëri çudi’/ Diola Dosti rrëfen veprimin që i bëri ish-bashkëshorti pas daljes nga ‘BBV’

17:51, 23/02/2023
A+ Aa A-

Diola Dosti tashmë po shijon benefitet e post ‘Big Brother VIP Albania’. Aventura e saj nuk zgjati ndoshta aq sa ajo vetë mendonte, megjithatë ish-banorja e reality show-t arriti të qëndronte brenda më shumë se sa një pjesë e mirë e publikut priste, duke u bërë pjesë e debateve e diskutimeve të forta.

Gjatë kësaj eksperience, ajo ka treguar se ka pasur një histori aspak të lehtë, që nga divorci, e deri tek vështirësitë si nënë beqare me 3 vajza të vogla.

Pas daljes nga Big-u, ajo është pritur nga vajzat, familjarët edhe nga ish-bashkëshorti.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Pardon My French”, Diola ka zbuluar se çfarë ka folur me ish-bashkëshortin. Ajo ka treguar se është habitur, pasi ish-bashkëshorti i ka dhënë dorën ndryshe nga herët e kaluara.

“Ish-bashkëshortin e kam takuar të nesërmen dhe më bëri çudi me thënë të drejtën sepse më dha dorën tamam jo si gjithmonë gjysmë”, ka thënë Diola.

Ajo u shpreh se fillimisht i ka dërguar një mesazh atij ku i kishte kërkuar ndjesë nëse kishte thënë ndonjë fjalë që e kishte prekur, ndërsa e kishte falenderuar edhe që ishte kujdesur për vajzat gjatë kësaj kohe.

Ish-bashkëshorti i kishte kthyer mesazhin, duke i thënë:

“Nuk ke përse më kërkon ndjesë, ishte shumë mirë në lojë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco