Kristi dhe Kejsi flenë për herë të parë bashkë, çiftit nuk i kursen puthjet dhe përqafimet me njëri-tjetrin

Kristi dhe Kejsi flenë për herë të parë bashkë, çiftit nuk i kursen puthjet dhe përqafimet me njëri-tjetrin

14:24, 23/02/2023
A+ Aa A-

Kejsi dhe Kristi janë çifti që po formohet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Image

Prej disa ditësh dyshja i kanë shprehur pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin ku ngacmimet dhe provokimet nuk kanë munguar mes tyre.

Së fundmi banorët janë ndarë në dy grupe ku po realizojnë lojën me litar gjë që “detyroi” dyshen të flenë së bashku.

Kjo ishte hera e parë që Kristi dhe Kejsi flenë në të njëjtin shtrat ku përqafimet dhe puthjet mes tyre nuk munguan.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së “Prime”-t, Kristi u shpreh se puthja mes tij dhe Kejsit do të vijë kur të jetë momenti ideal.  Probabiliteti nuk është i vogël që ata të jenë çifti i radhës i krijuar brenda në shtëpi, parë kjo nga sjellja e të dyve ditët e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco