Luizi merr letrën prekëse nga nëna e tij, këngëtari zbulon arsyen përse qante çdo mëngjes

Luizi merr letrën prekëse nga nëna e tij, këngëtari zbulon arsyen përse qante çdo mëngjes

09:33, 22/02/2023
A+ Aa A-

Luizi është surprizuar gjatë “Prime”-t të djeshëm me një letër  emocionuese nga nëna e tij e cila jeton në SHBA.

Prej disa ditësh këngëtari i kishte shqetësuar të gjithë teksa zgjohej i përlotur në mëngjes. I pyetur se cila ishte arsyeja, ai u shpreh se është kënga “Apologize” të One Republic, e cila ka qenë kënga e preferuar e babait të tij të ndjerë.

“Apologize është kënga e vetme moderne që babai i kishte qejf. Jam vetëm në mëngjes dhe qaj, nuk ka asnjë lidhje me lojën”, tha ai.

Më pas teksa hyri në dhomën e surprizave, Luizi lexoi mes lotësh letrën e dërguar nga e ëma ku shprehej se ajo do të jetë gjithmonë me të madhje në fund kishte dhe një mesazh për Kiarën ku ajo e falënderonte që i ka kthyer buzëqeshjen djalit të saj.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco