Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

‘BBV’ jep ‘sinjalin e kuq’, nuk e lë Luizin të flasë për kamerat në tualet, shokohen banorët

‘BBV’ jep ‘sinjalin e kuq’, nuk e lë Luizin të flasë për kamerat në tualet, shokohen banorët

11:52, 17/02/2023
A+ Aa A-

Banorët e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ ngritën si problem, faktin se në tualet mund të ketë kamera. Tani, Ermiona, Luizi dhe Valbona po bisedonin gjatë orëve të vona të natës. I indinjuar, Tani tha se kjo gjë nuk mund të bëhet, e për t’ia mbështetur fjalën, Ermiona tha se kamerat brenda banjos lënë një person me trauma.

Sapo Luizi nisi të fliste, u dëgjua një zhurmë e madhe.

Të gjithë banorët ndaluan, ndërsa Maestro, i cili ishte në dhomë tjetër, hyri dhe pyeti se ç’ishte ajo zhurmë. Siç duket, ajo ishte shenja e ‘Vëllait të Madh’ që tregon se nuk duhet të flitet për këto tema. Pas këtij sinjali, të gjithë banorët ndaluan së foluri për atë temë.

Mesa duket produksioni ka zgjedhur metoda të reja, e jo më atë fjalinë: Banorë kujdes mikrofonin

BISEDA:

Tani: Si paska kamera në banjo more? Ça je duke fol?

Luizi: Pse si fol? Ca ndryshimi ka?

Ermiona: Ai mund të bëhet me traumë, nuk del më jashtë.

Luizi: Mendimi im është…

(ZHURMË)

Ermiona: Ca ishte ajo?

Maestro: E dëgjuat?

Valbona: Nuk bën me fol shumë, flasim nesër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco