MC Kresha dhe Lyrical Son sjellin bashkëpunimin e ri 'Jerëm'

MC Kresha dhe Lyrical Son sjellin bashkëpunimin e ri 'Jerëm'

18:20, 16/02/2023
A+ Aa A-

Mbrëmë (e mërkurë) është publikuar një tjetër këngë me videoklip e reperëve: MC Kresha dhe Lyrical Son.

Dyshja e famshme kanë sjell të kompletuar nga ana vizuale një tjetër projekt nga albumi “Muzikë me qalldis” që titullohet “Jerëm”.

Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për ‘beat’-in është përkujdesur Press Play.

Producimi u bë po ashtu në studion e PINT me video nga Fati Tv.

Me t’u lansuar, ky projekt u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat e dyshes së njohur të estradës.

Për pak orë kanë grumbulluar mijëra klikime në platformën YouTube, në kanalin e PINT.

Ata tashmë kanë sjell edhe disa këngë të tjera me klip nga albumi i tyre i radhës, ku përfshihen disa bashkëpunime me emra të njohur të skenës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco