Çfarë ndodhi? Fifi reagon ashpër në rrjete sociale: Nuk shkatërrova asnjë familje

Çfarë ndodhi? Fifi reagon ashpër në rrjete sociale: Nuk shkatërrova asnjë familje

17:08, 16/02/2023
A+ Aa A-

Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni nga Shqipëria, Adis Patushi, do të bëhen prindër për herë të parë.

Në lidhje me këtë, këngëtarja nga Ferizaj ka bërë disa postime, përmes të cilave tregon për periudhën e shtatzënisë dhe se si i ka kaluar këta muaj.

Artistja e hitit “Diell” duket se është prekur për shkak të komenteve që komenteve që ka marrë nga ndjekësit nëpër rrjete sociale.

Më poshtë ua sjellim postimet e plota që ka shpërndarë në InstaStory:

“Një histori e shkurtër.

Kam menduar që shtatzëninë do e kaloja krejt ndryshe. Me shumë dashuri. Më shumë lule. Më shumë fjalë të bukura. Më shumë mirëkuptim. Më shumë mbështetje.

Por jo.

Jam duke e kaluar me shumë stres, me shumë siklet. Me shumë punë. Me shumë gjëra nëpër kokë. Me plot sulme nga njerëzit. Me plot smirë nga të gjitha anët e mundshme dhe më vjen plasja.

Sot kam hyrë në muajin e tetë të shtatzënisë. Dhe në këto tetë muaj kam bërë 14 këngë – 10 prej tyre me videoklipe, katër këngë të tjera që nuk kanë dalë akoma. Mora pjesë në Festival ku iu përkushtova 100 për qind.

Kam blerë aksionet e një lokali modest. Kam punuar për të investuar edhe aty. Përveç nga ana monetare dhe fizikisht.

Krejt çka shoh edhe çka dëgjoj gjithë kohën është fjala smirë, ofendime, sharje, fyerje dhe torturë.

Dhe absolutisht refuzoj t’u kthejë përgjigje njerëzve që han m** për mua pas shpine e vijnë e më bëjnë lajka.

Kam menduar që njerëzit në përgjithësi para një gruaje shtatzënë (pa dashur të luajë viktimën pasha Allahun)

Kanë pak empati, zbuten e nuk shfryhen si hienat dhe i mbajnë ca gjëra përbrenda. Po, jo.

Nuk kam ngel me barrë për asnjeri.

Kam ngel për veten time. Me e përmbush veten time si njeri dhe me ia dhënë vetes një arsye më shumë që të luftoj në jetë e të krijoj familje.

Unë nuk u shkatërrova asnjë familje. Unë nuk kam ndarë njeri. Kështu e ka shkruar ai lart fatin tim.

Unë thjesht dua të bëj një festë për beben time. Të gëzohem që po e sjell në jetë.

Më lini pash të madhin Zot..

Mos më mbushni me energji të keqe. Mos më jepni mendime negative. Mos me jepni stres.

Më lini ju lutem”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco