Buzëqeshja e Tanit fsheh pas dhimbje të madhe, aktori tregon për tragjedinë e dyfishtë në familje

Buzëqeshja e Tanit fsheh pas dhimbje të madhe, aktori tregon për tragjedinë e dyfishtë në familje

15:02, 16/02/2023
A+ Aa A-

Thonë shpesh që pas buzëqeshjes fshihet një dhimbje e madhe. Kështu ndodh me rastin e Tanit, banorit të ‘Big Brother VIP Albania’. Tan Brahimi, aktori i humorit i cili është bërë pjesë prej 2 javësh në këtë reality show, ka dhuruar shumë të qeshura tek publiku mirëpo ai fsheh një histori të trishtë, të cilën ende nuk e ka ndarë me banorët.

Por, ai e ka zbuluar para se të futej në ‘BBV’, në rrjetin social ‘Tik Tok’ tragjedinë e familjes.

Tani ka treguar se në vitin 2013, humbi dy prindërit në një aksident automobilistik. Aktori ishte shofer, ndërsa dy prindërit pasagjerë. Për pasojë, nga përplasja, humbën jetën në vend dy prindërit e Tanit.

‘Me 5 gusht të 2013-s isha me prindërit në makinë, isha nis me shku dikun, bana aksident me makinë, i kisha të dy prindërit pasagjer, vdiqën në vend baba e nana, pshtova veç unë’- thotë Tani në një video të publikuar në ‘Tik Tok’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco