Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Publikohet videoja që tregon reperin AKA pak sekonda para vrasjes

Publikohet videoja që tregon reperin AKA pak sekonda para vrasjes

08:42, 13/02/2023
A+ Aa A-

Vrasja tronditëse e AKA-s, një prej reperëve më të njohur të Afrikës së Jugut , u kap nga një kamera sigurie jashtë restorantit ku ai u qëllua për vdekje në qytetin e Durban.

Kiernan Forbes, i njohur si AKA, u vra të premten e kaluar, pak para daljes së tij të planifikuar në skenë, së bashku me mikun e tij Tembelo 'Timbz' Motsoane.

Në klipin e publikuar nga Daily Mail , AKA shihet duke biseduar me miqtë, njërin prej të cilëve e përqafon ngrohtësisht, përpara se një burrë tjetër t'i afrohet dhe të hapë zjarr nga afër.

Sipas deklaratës së policisë, dy viktimat e sulmit po ktheheshin në makinën e tyre nga një restorant, kur sulmuesit e armatosur u afruan papritur, i qëlluan dhe më pas u larguan.

Reperi 35-vjeçar ka fituar disa çmime muzikore në Afrikën e Jugut, ndërsa është nominuar disa herë për një çmim televiziv Black Entertainment në SHBA, dhe një herë për një MTV Europe Music Aëard.

AKA ishte planifikuar të performonte në një klub natën e vrasjes së tij, pasi kishte dalë në restorant. Ende nuk dihen motivet e vrasjes së tij dhe hetimet e autoriteteve janë në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco