Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Beatrix 2’/ Keisi Meidini ka hyrë në BBV për të ndarë Kiarën nga Luizi?!

‘Beatrix 2’/ Keisi Meidini ka hyrë në BBV për të ndarë Kiarën nga Luizi?!

19:51, 09/02/2023
A+ Aa A-

Primen e kaluar (të martën) kishte tre hyrje të reja në shtëpinë e Big Brother Vip që ishin aktori Tan Brahimi, gazetari Bledi Mane dhe modelja Keisi Meidini. Kjo e fundit është e njohur si influencere, por edhe si vajza e ish-konkurentit të Big Brother Vip 1, Sabianit.

Siç është kuptuar tashmë çdo konkurrent i asaj shtëpie zgjedh një strategji të tijën për të arritur qëllimin e vetëm, përkrahjen e publikut e më pas fitoren.

Këtë herë strategjia e Keisit është krejt e kundërta pasi ajo ka zgjedhur të bëhet pjesë në atë shtëpi jo për të fituar por të përçarë marrëdhënien e Kiarës me Luizin. Sipas burimeve të afërta të produksionit ,Lori Hoxha e ka futur modelen me qëllim të vetëm, goditjen e lidhjes së çiftit më të zëshëm të momentit.

Nga burimet e afërta është mësuar se modelja ka tentuar disa herë ta refuzojë këtë ‘ofertë’ të producentës, me arsyetimin se nëse do e ndërmerrte një hap të tillë do i kundërviesh i gjithë publiku.

Gjithashtu është bërë me dije se Keisit i është imponuar fakti se në momentin që të bëhet pjesë e Big Brother, dhe gjatë kohës ajo harron të luaj lojën e vendosur nga produksioni, asaj do ti insistohet vazhdimisht nga vet produksioni derisa t’ia arrij qëllimit.

Qartësisht modelja ka rënë dakort me produksionin duke e konfirmuar me pjesëmarrjen e saj në BBV.

Mesa është parë deri më tani Keisi ia ka arritur disi qëllimit duke iu afruar Luizit, dhe nga kjo Kiara ka shfaqur nuanca të theksuara xhelozie dhe ka pasur debate të shpeshta me këngëtarin.

Tani mbetet për t’u parë sesi do të jetë situata në vazhdim. A do ia arrij qëllimit Keisi të ndaj Kiarën nga Luizi?! DHysa/syrinet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco