Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

Sanremo 2023/ Drejtori i Prime Time Entertainment: ‘Performca e Fedez sulm personal, nuk miratohet nga publiku’

Sanremo 2023/ Drejtori i Prime Time Entertainment: ‘Performca e Fedez sulm personal, nuk miratohet nga publiku’

15:46, 09/02/2023
A+ Aa A-

Fedez, reperi i njohur italian ishte një nga artistët kryesorë i cili performoi në natën e dytë të Sanremos, midis shumë emrave të tjerë të njohur. I lidhur drejtpërdrejt nga

Costa Smeralda, reperi improvizoi një stil të lirë muzikor, i cili mbarte mesazhe personale. Lidhur me performancën e tij ai është shprehur se Rai nuk ishte në dijeni të fjalëve që mbarte teksti i këngës dhe se kjo çështje ishte krejtësisht personale.

Ditën e sotme, në konferencën e natës së tretë drejtori i Prime Time Entertainment, Stefano Coletta, është shprehur se performanca e Fedez është si një sulm të cilën publiku nuk e miraton.

Deklarata e plotë: 

“Në emër të Rait, besoj se liria është një e drejtë e shenjtë, e cila duhet të shprehet përmes të gjitha formave të artit dhe mendimeve”, por “gjithmonë në emër të Rait, të drejtuesve të lartë dhe në emrin tim, ndjej si ta them shumë qartë, unë shkëputem fort nga sulmet personale që përfaqësonte performanca e Fedez, veçanërisht në gjeste. Qëndrime që “shërbimi publik nuk i pranon dot”. 

Këtë e shpjegon drejtori i Prime Time Entertainment, Stefano Coletta, duke iu përgjigjur një pyetjeje për performancën e reperit në sallën e shtypit.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco