Sanremo 2023/ Paola Egonu në konferencën për shtyp: ‘Italia është një vend racist’

Sanremo 2023/ Paola Egonu në konferencën për shtyp: ‘Italia është një vend racist’

15:21, 09/02/2023
A+ Aa A-

Pas përfundimit me sukses të dy netëve të para të Festivalit të Këngës Italiane Sanremo, duket se prezantuesit dhe stafi tashmë po bëhen gati për natën e sotme.

Në një konerencë për shtyp për mediat italiane disa çaste më parë ishte Paola Egnonu prezantuese e natës së sotme në Sanremo.

Ajo u shpreh se Italia është një vend racist, por nuk ndodh kështu me të gjithë njerëzit që jetojnë aty.

“Italia është një vend racist, por jo të gjithë janë racistë ose të gjithë të këqij, por nëse më pyesni nëse ka racizëm, përgjigja është po, Megjithatë, po përmirësohet nga ky këndvështrim dhe nuk dua të luaj si viktimë, por po them se si janë gjërat”- u shpreh Paola Egonu, një volejbolliste me origjinë nigeriane.

Njëkohësisht, Paola është zgjedhja e Amadeus si prezantuese në natën e sotme, e tretë e Sanremos.

Pyetje: Rikthehet për të luajtur në kombëtare?

“Unë jam duke metabolizuar gjithçka, por nëse do të kishte mundësi, po do ta bëja”, -tha ajo.

Vijon...

Klea Sula/ Syri.net
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco