Sanremo/ Fedez shpërthen në akuza ndaj ministrave: 'Rai nuk e dinte tekstin, marr përgjegjësinë e plotë' le

Sanremo/ Fedez shpërthen në akuza ndaj ministrave: 'Rai nuk e dinte tekstin, marr përgjegjësinë e plotë'

14:36, 09/02/2023
A+ Aa A-

Fedez, reperi i njohur italian ishte një nga artistët kryesorë i cili performoi në natën e dytë të Sanremos, midis shumë emrave të tjerë të njohur. I lidhur drejtpërdrejt nga Costa Smeralda, reperi improvizoi një stil të lirë muzikor, i cili mbarte mesazhe personale, por mjaft domethëse të prodhuar nga Salmo.

Image

Edhe një herë këngëtari shkon kundër të gjithëve me një tekst kënge provokues të krijuar enkas për Festivalin, me kritika për ministin Salvini, ndonëse nuk e përmendi atë, por edhe për zv.ministrin e tij Galeazzo Bignami.

Image

“Treshja e çudirave”, Morandi, Ranieri dhe Al Bano kanë “firmosur” një copëz historie duke kënduar hitet e tyre të mëdha dhe duke bërë të gjithë Aristonin të këndojë në kor.

Në mbrëmjen e dytë të Festivalit të Sanremos garuan 14 këngëtarë.

Në mesin e të ftuarve Black Eyed Peas. Në fund të shfaqjes, Fedez e ndërpret performacën dhe u shpreh se: “Rai nuk e dinte tekstin. Unë marr përgjegjësinë e plotë.

 

 

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco