E cilësoi 'telenovelë indiane', Tea e bën të qartë 'rolin' që po luan në historinë Kiara-Luiz

E cilësoi 'telenovelë indiane', Tea e bën të qartë 'rolin' që po luan në historinë Kiara-Luiz

13:44, 02/02/2023
A+ Aa A-

Në telenovelat indiane, siç e cilësoi Tea marrëdhënien dhe situatën mes saj, Luizit dhe Kiarës, ka gjithmonë një personazh negativ. Dhe me sa duket vetë Tea ka zgjedhur ta marrë këtë rol në “telenovelën” e saj.

Në “dasmën” e Luizit dhe Kiarës, Tea u caktua të ishte motra e Kiarës, por roli nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë ish-konkurrentes së “Për’puthen”.

Para dasmës, teksa fliste me Nitën dhe Diolën në dhomën e gjumit, ajo u tregoi vajzave planin e saj për të shkuar në dasmë si dashnorja.

“Sapo më lindi një ide e keqe. Super skenë. Kemi dasmë sot apo jo? Të bëhem unë dashnorja. Duan lojë, të bëj lojë edhe unë”, deklaroi Tea.

Pasi ishte përgatitur për dasmën dhe kishte përfunduar me ‘look-un’ e saj, Tea ia tha hapur Deas se veshja e saj nuk ishte oër dasmë.

Tea u vesh e gjitha me të zeza dhe në kokë mbante një . Në nisje të ceremonisë ajo mbajti edhe një palë syze të zeza.

“Unë jam veshur për funeral jo për dasmë meqë ra fjala, ai ishte qëllimi i gjithë kësaj gjësë. Si angleze taman”- tha Tea, e cila u distancua nga “dasmorët” duke i vëzhguar nga larg.

Edhe banorët e vunë re pamjen e Teas, ku Efi kishte një koment: “Tea kishte ardhur si të ishte duke shkuar në “larg o Zot”

“Tea është veshur sikur është në funeral”– tha Dea Mishel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco