Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Partnerja e Gerard Pique në gjendje të rënduar psikologjike. Ja detajet

Partnerja e Gerard Pique në gjendje të rënduar psikologjike. Ja detajet

15:33, 01/02/2023
A+ Aa A-

Disa javë më parë publikimi këngës më të fundit të Shakirës i “Sessions #53” bëri bujë të madhe në rrjet.

Teksti thumbues për ishin e saj Grard Pique dhe partneren e tij të re, duket se nuk i ka përballuar mirë kjo e fundit.

Clara Chía  duket se nuk e ka përballuar dot presionin e madh që ka krijuar publikimi i këngës së Shakirës, aq sa ka kërkuar ndihmë psikologjike

“E ndalojnë në rrugë për ta pyetur se kush është, i këndojnë këngën, të gjithë e njohin dhe pasi është një vajzë mjaft e turpshme…”, tha një javë më parë Lorena Vazquez e programit ‘Mamarazzis’.

Këtë të shtunë në ‘Fiesta’, Saul Ortiz ka dhënë një përditësim mbi situatën e modeles.

“Ajo ka qenë në shtëpinë e prindërve të saj për rreth tetë ditë, duke punuar nga shtëpia,” tha Ortiz.

“Ajo ka nevojë për ndihmë sepse gjendja e saj nuk është aspak mirë. Nuk është e lehtë të jesh një vajzë 23-vjeçare dhe të jesh në diskutimet e spanjollëve dhe të gjithë botës.

Clara Chia ka kaluar një atak paniku

Këtë të martë është bërë e ditur se Clara Chia është dashur të trajtohet në një spital në Barcelonë pasi ka pësuar një atak paniku për shkak të asaj që po kalon, sipas ‘Mamarazzi’ve.

“Clara shkoi në Spitalin Quironsalud, një klinikë private e vendosur në Barcelonë, me qëllim që punonjësit e shëndetësisë të mbajnë nën kontrroll shëndetin e saj pasi ajo çfarë kaloi ndikoi seriozisht në frymëmarrjen e saj”, zbuluan Laura Fa dhe Lorena Vazquez në podkastin e tyre ‘El Periodico’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco