Olta kërcënon me “As-et” nën mëngë, Mikela i kundërpërgjigjet me një 'letër' më të fortë

Olta kërcënon me “As-et” nën mëngë, Mikela i kundërpërgjigjet me një 'letër' më të fortë

10:33, 01/02/2023
A+ Aa A-

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, njëkohësisht edhe shoqja e ngushtë e Efi Dhedhes, Mikela Pupa, ka reaguar sërish ndaj aktores Olta Gixhari. Kjo e fundit, kërcënoi se do të tregojë gjërat që di për jetën jashtë “Big Brother”, për Efin dhe Kiarën.

Në një video në Instagram, Mikela shprehet se ka në dorë dy “Joker-a” për Oltën.

“E kam parë, si gjithmonë nuk surprizohem nga Olta që është super-mashtruese, Më vjen keq që nuk e kam përballë që t’i them, “nëse ti Olta paske “As-a” nën mëngë për Kiarën dhe Efin, më lejo të të them që për ty kam dy “Joker-a” në dorë”– thotë Mikela.

Mikela ka vendosur ta bëjë reagimin e saj të parë në rrjetet sociale, duke publikuar postimin e “Iconstyle.al”, krahas së cilit shkruan se i vjen keq por edhe mirë që Olta po mbahet në “BBV.” Kjo për faktin se sipas Mikelës, aktorja po tregon fytyrën e saj të vërtetë. Ish-banoraj e përmbyll shkrimin e saj, duke pyetur se çfarë do të bëjë Olta me “As-et” që kanë njerëzit për të.

“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”– shkruan Mikela.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco