Atdhe Xharavina tregon si u njoh me Stresin: Jashtë kanë qenë gjashtë vajza, tri i kam pasur unë tri i ka pasur ky

Atdhe Xharavina tregon si u njoh me Stresin: Jashtë kanë qenë gjashtë vajza, tri i kam pasur unë tri i ka pasur ky

17:26, 31/01/2023
A+ Aa A-

Banorët e Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Atdhe Xharavina, kanë pasur një përplasje së fundmi për Xhuli Nurën.

Kjo pasi ish-konkurrenti i “Përputhen” nisi një njohje me modelen nga Drenica dhe kjo gjë duket se i ka penguar reperit nga Shqipëria, për faktin se njihen edhe nga jashtë.

E për atë se si njihen Stresi dhe Atdheu, ky i fundit ka dhënë një përgjigje, duke treguar se edhe kanë fjetur bashkë.

“Stresin e kam shok. Nuk është mirë të ndodh debat mes meje dhe Stresit. Nuk është mirë, nuk e kisha dëshiruar unë. Jam duke u munduar Stresit ia kërkova te dhoma, të paktën në syrin tim të mos ketë ofendime se ndihem keq edhe unë. Nuk kam se si t’i dal kundër. Sado që thotë Stresi jemi në lojë këtu, ne kemi ngrënë kemi pirë, kemi fjetur bashkë. Dua të vazhdoj shoqërinë edhe jashtë. Nga jashtë kanë qenë gjashtë vajza, tre unë dhe tre ky i ka pasur”, u shpreh Atdheu.

E në anën tjetër, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) shtoi: “Jam munduar edhe unë, kur kemi biseduar edhe në dhomë. Vërtet me Atdheun kemi kaluar mirë jashtë, e vërtetë që kemi fjetur me një krevat mirëpo unë nuk e quaj të arsyeshme se këtu po ndodh në lojë. I kam thënë do të mundohem shumë”.

Xhuli përndryshe në një bisedë me Artën ka lënë të kuptohet se kishte nisur një njohje jashtë edhe me Noizyn, duke theksuar se kanë qenë bashkë për katër muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco