Aktori Jeremy Renner theu mbi 30 kocka pasi u godit nga makina e pastrimit të borës

Aktori Jeremy Renner theu mbi 30 kocka pasi u godit nga makina e pastrimit të borës

09:46, 22/01/2023
A+ Aa A-

Aktori i Hollivudit, Jeremy Renner, ka thënë se ka thyer më shumë se 30 kocka në trupin e tij, kur u godit aksidentalisht nga një makinë e pastrimit të borës në ditën e Vitit të Ri.

Duke dhënë një përditësim për rikuperimin e tij, aktori i Avengers tha se gjendja e tij është e qëndrueshme, dhe shpërndau një foto, shtrirë në shtratin e spitalit.

Renner pësoi një traumë të madhe në gjoks dhe lëndime ortopedike, teksa pastronte borën jashtë shtëpisë së tij në Nevada.

Për ditë të tëra, gjendja e tij ishte kritike.

Në Instagram, ai tha se incidenti kishte qenë një ‘tragjedi për të gjithë familjen time’, por ishte shndërruar në ‘dashuri bashkuese të veprimit’.

‘Këto 30 kocka të thyera do të shërohen, do të forcohen, ashtu si thellohet dashuria dhe lidhja me familjen dhe miqtë’, shkroi ai, duke falënderuar të gjithë për ‘mesazhet dhe kujdesin e tyre’, shkruan BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco