Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Këta janë finalistët e 'Big Brother Vip' sipas Luizit dhe Bjordit

Këta janë finalistët e 'Big Brother Vip' sipas Luizit dhe Bjordit

15:12, 19/01/2023
A+ Aa A-

Dy banorët e “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli dhe Bjordi Mezini kanë diskutuar gjatë ditës së sotme për banorët e tjerë.

Sipas Luizit, aktorja Olta Gixhari, nëse humbet “aleancat” në shtëpi, “nuk duron.

“Sa më shumë që i mblidhen aq më e fortë bëhet. Po e le vetëm ajo mbaron, në thonjëza “kryen vetëvrasje”, nuk qëndron, nuk duron”-tha Luizi, ndërsa Bjordi iu drejtua këngëtarit duke i thënë se ata mund të bëhen shokë: “Nuk do ishte çudi, pas një muaji, që ti dhe Olta të bëheni super-shokë të ngushtë”

Bjordi dhe Luizi kanë treguar gjithashtu se kush do të shkojë deri në finalen e madhe të “Big Brother Vip”, sipas tyre.

Finalistët sipas Luizit:

Kristi

Bjordi

Luizi

Efi

Tea… Ajo ëshët thyer herët, ka filluar duke lënë nam. E dija më të fortë, më të matur

Finalistët sipas Bjordit:

Bjordi

Luizi

Olta

Amos

Gjatë një bisede me Bjordin në “Big Brother Vip”, këngëtari Luiz Ejlli ka folur për humbjen e të atit dy vite më parë.

Luizi tregoi se e ka humbur të atin në natën e Krishtlindjeve, madje kishte folur në telefon me të disa orë para se të merrte lajmin e trishtë.

“Para dy viteve, natën e Krishtlindjeve. Natën që hyra këtu ishte dy-vjetori. Shyqyr që iku pa vuajtje. Ishim shumë të lidhur. Atë natë më ka marrë 4 orë para për të më uruar Krishtlindjet”– tha Luizi.

Më tej Luizi tregon se si ka ndërruar jetë babai i tij, teksa rrëfen që e vetmja gjë që i mbetet merak është fakti se nuk ka qenë aty pranë tij në momentet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco