Gjejeni sa vjeç mbush sot Megan Fox?

Gjejeni sa vjeç mbush sot Megan Fox?

13:45, 16/05/2024
A+ Aa A-

Ajo është një nga aktoret më seksi të Hollywood. Edhe pse nuk ka ndonjë rol të për t’u mbajtur mend në karrierën e saj, Megan Fox mbetet në mendjen e meshkujve për tiparet dhe fizikun e saj joshës.

Bukuroshja e filmit “The Transformers”, e cila u bë versioni i dytë i Cheryl Cole në Britani është e renditur e para nga US FHM, duke lënë pas 200 gra të tjera më seksi dhe më të suksesshmet në 2008.

 

Pasi fitoi çmimet e modelingut, Megan Fox e braktisi shkollën e mesme dhe u transferua në L.A., duke marrë rolin e saj të parë në ekran në filmin e binjakëve Olsen të vitit 2001, “Holidays in the Sun”.

Aktorja arriti kulmin e karrierës si aktore në filmin “Transformers” duke vijuar me role të spikatura në filma si Jennifer’s Body, Jonah Hex, “This Is 40” dhe “Teenage Mutant Ninja Turtles”.

Në moshën 5-vjeçare, ajo filloi të merrte mësime kënge dhe kërcimi, të cilat vazhduan kur u transferua me familjen e saj në Shën Petersburg, Florida, në moshën 10-vjeçare.

Fox fitoi çmime të shumta në Konventën Amerikane të Modelimit dhe Talentit. Ky sukses e bindi atë të linte shkollën e mesme dhe të transferohej në Los Angeles vetëm pak vite më vonë, në moshën 16-vjeçare.

Në qershor 2010, Fox u fejua me aktorin Brian Austin Green nga Beverly Hills. Fox u bë kryefjalë kur humbi unazën e saj prej dy karatësh diamanti në një plazh teksa po pushonte me Green në Hawaii.

Ajo ka tre fëmijë me aktorin. Në gusht 2015, Green dhe Fox njoftuan ndarjen e tyre pas 11 vitesh së bashku. Fox filloi një romancë me reperin Machine Gun Kelly, ata u fejuan në janar 2021 ndërsa këtë vit flitet se janë ndarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco