Hëna blu/ Sot dita më melankolike e vitit! Pse është krijuar?

Hëna blu/ Sot dita më melankolike e vitit! Pse është krijuar?

10:33, 16/01/2023
A+ Aa A-

E hëna më dëshpëruese e vitit është sot dhe quhet e hëna blu.

E Hëna Blu bie çdo vit të hënën e tretë të janarit. 

Supozohet të jetë dita më dëshpëruese e vitit, pasi sipas teorisë së shkencëtarëve nga Britania e Madhe, ndjenjat janë të zymta pas festave të Krishtlindjeve, për shkak të problemeve financiare dhe për shkak të zgjidhjeve të paarritshme të Vitit të Ri.

Si u krijua e hëna blu

Gjithçka filloi në fillim të viteve 2000, kur një kompani reklamuese në Britani krijoi një fushatë për agjencinë e udhëtimeve Sky Travel, me synimin për të caktuar një datë për ditën më të zymtë të vitit. 

Madje, për të promovuar sa më mirë reklamën, ata dolën me moton “Rezervoni pushimet tuaja sot dhe largoni trishtimin”.

Psikologu i Universitetit të Kardifit, Cliff Arnal, mori përsipër t'i jepte një ide shkencor kësaj teorie. 

Në vitin 2005, ai shpalli një formulë matematikore për të gjetur ditën më dëshpëruese të vitit, dhe ajo doli  të hënën e tretë të janarit. 

Formula e Arnal përfshin gjashtë faktorë, si moti (W), të ardhurat (D), borxhi (d), koha që nga Krishtlindjet (T), koha që nga dështimi për të zbatuar rezolutat e Vitit të Ri (Q), nivelet e ulëta të motivimit (M) dhe nevoja për veprim (Na).

Duke lënë menjëanë teoritë, e hëna blu është një ditë si çdo ditë tjetër e vitit, e cila mund të jetë e zymtë për disa, dhe aspak e zymtë për disa të tjerët. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco