Luizi për Oltën: Është si sëmundje ngjitëse, si pandemi

Luizi për Oltën: Është si sëmundje ngjitëse, si pandemi

15:17, 14/01/2023
A+ Aa A-

Ngjarje të shumta po zhvillohen në Big Brother VIP Albania, banorët tashmë janë përfshirë në situata të ndryshme me njëri-tjetrit ku nuk mungojnë edhe debatete e forta.

Dy nga banorët që i kanë hapur luftë njëri-tjetrit janë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli. Ky i fundit duket se nuk po i lëviz akoma gurët e tij në lojë dhe po pret “prime-in” e sotëm nëse do të eleminohet apo jo.

Më herët ai është shprehur se nëse të dielën është akoma brenda shtëpisë “ditë të zeza” do të vinë për Oltën.

Së fundmi ishte Luizi ai që në një diskutim me banorët e tjerë, Efin, Bjordin dhe Amosin e quajti aktoren ‘sëmundje ngjitëse’.

Artisti u shpreh se ajo është si pandemi dhe me anë të kësaj po tenton që t’i infektojë të gjithë.

“E shoh si një sëmundje ngjitëse në këtë shtëpi, si pandemi që i infekton të gjithë, një virus, COVID, sëmundjen që e ka vetë do ta transmetojë”, u shpreh Luizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco