Djali i tyre shfaqet me vëth diamanti, fansat ‘shpërthejnë’ me komente ndaj Ronaldos dhe Georginas

Djali i tyre shfaqet me vëth diamanti, fansat ‘shpërthejnë’ me komente ndaj Ronaldos dhe Georginas

21:56, 08/01/2023
A+ Aa A-

Fansat ‘shpërthejnë’ me komente ndaj Ronaldos dhe Georginas pasi djali i tyre pesëvjeçar shfaqet me vath diamanti

Përdoruesit e rrjeteve sociale ‘shpërthyen’ së fundmi me komente ndaj Georgina Rodriguezit dhe Cristiano Ronaldos, pasi blogerja e famshme postoi një foto të dy fëmijëve të tyre të vegjël në Instagram.

Në foton e publikuar nga Georgina, shihet djali i tyre i vogël Mateo duke e puthur motrën e tij, Esmeraldan.

“Nuk do ta lënë të jetë fëmijë”, thuhej në një nga komentet, teksa ndjekësit sulmuan çiftin pasi panë vathin me diamant në veshin e djathtë të Mateos.

Të tjerë e konsiderojnë të papërshtatshme që një fëmijë pesëvjeçar të mbajë një vath duke pretenduar se “në atë moshë fëmija nuk vendos nëse do të mbajë vathë apo jo, gjithçka në kohën e vet”.

Ndërkohë, një përdorues tjetër sulmoi dyshen që zgjodhën të tregonin pasurinë e tyre në rrjetet sociale përmes fotove të fëmijëve të tyre.

“A është e nevojshme të tregosh pasuri të tepërt duke i vendosur vathë një fëmije?”, pyeti një tjetër ndjekës.

Vathi me diamant i djalit të Ronaldos

Cristiano ndërkohë ka nisur një aventurë të re duke u bërë pjesë e ekipit Al Nassr.

Prezantimi zyrtar i sulmuesit me klubin e tij të ri u shikua në mbarë globin dhe pati më shumë shikime se finalja e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Argjentinës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco