'Kur jam me ty i harroj të gjitha'/ Luizi i shpreh hapur ndjenjat e tij Kiarës

'Kur jam me ty i harroj të gjitha'/ Luizi i shpreh hapur ndjenjat e tij Kiarës

15:44, 05/01/2023
A+ Aa A-

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ndër banorët më të komentuar që prej nisjes së “Big Brother VIP”. Kjo pasi këngëtari ka treguar me veprimet e tij se ka një pëlqim ndaj moderatores ku dhe ka pasur ngacmime të shumta nga ana e tij.

Së fundmi dyshja kanë biseduar së bashku për debatet që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në shtëpi dhe debatin e tij me Efin ku përdori fjalë fyese. Kiara e këshilloi Luizin që të mos ndikohet nga protagonizmi dhe se nuk dëshiron që ai të gabojë.

“Unë e kuptoj që ke marr këtë rolin që do të jesh protagonist në çdo moment. Dhe je realisht se kudo që ndodhemi del ti merr gjithë vëmendjen. Dhe e ke të lindur jo se po e bën vetëm se është pjesë e lojës. Besoj dhe jashtë është e njëjta situatë. Por nuk dua të gabosh. Mos u bëj antipatik”.

Por nga ana tjetër Luizi i tha se kur është me atë nuk mendon për të tjerët në shtëpinë e Big Brother.

“Shkurt muhabeti. Jam me ty i harroj të gjitha, nuk më intereson. Që të futem dhe njëherë duhet të them ku e lashë. Nuk i llogaris fare, me gjithë respektin që kam. Prania jote aq sa më ka bërë mirë, më ka bërë dhe keq. Më ke marr goxha energji, ta kisha harxhuar andej do dilja lider”, tha këngëtari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco