Olta puth në buzë Kiarën për t’ja demonstruar  Luizit: Ja si bëhet kjo punë

Olta puth në buzë Kiarën për t’ja demonstruar Luizit: Ja si bëhet kjo punë

16:20, 02/01/2023
A+ Aa A-

Olta Gixhari duket se ka marrë rolin e “shkuesit” në “marrëdhënien” e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.

Në përpjekjet e këngëtarit për t’ju afruar sadopak moderatores aty ndodhet edhe aktorja për t’i dhënë një dorë, apo edhe leksione si në rastin konkret.

Së fundmi Olta papritur ka puthur Kiarën në buzë, për t’i treguar Luizit si “bëhet”. Nëse po prisni të themi që moderatorja reagoi keq, jo. Kiara duket se e kaloi me shumë sportivitet këtë veprim të Gixharit.

Nga ana tjetër së fundmi edhe shoqja e ngushtë e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani ka reaguar në lidhje me dyshen Luiz-Kiara.

Ajo ka postuar një foto sikur po merr Kiarën në telefon teksa krahas shkruan: Unë duke u përpjekur të lidhem me Kiarën për t’i thënë që mirësia e saj po merret si flirt.

Image

Epo mesa duket edhe me kaq Liesa mikesha e Titos duket se nuk e sheh një çift të mundshëm shoqen e saj me Luizin.

Nga ana tjetër pas refuzimeve të vazhdueshme të Kiara Titos, Luizi nuk e ka përjashtuar mundësinë e flirtimit me vajza të tjera brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Teksa fliste me Olta Gixharin, kjo e fundit e pyeti Luizin se pse nuk është martuar deri më sot. Me batutë këngëtari tha se atë nuk e ka marrë njeri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco