'Po kujtoj gomarllëqet…'/ Pas sherrit me Amosin, Olta Gixhari sqarohet me mikun e saj

'Po kujtoj gomarllëqet…'/ Pas sherrit me Amosin, Olta Gixhari sqarohet me mikun e saj

19:17, 29/12/2022
A+ Aa A-

Olta Gixhari dhe Amos Zaharia e vazhduan më tej debatin dhe sherrin e ashper mes tyre qe degradoi ne fjale fyere. Drejtimi i gishtit nga Amosi e ka acaruar shumë Oltën, e cila tha se e ka marrë si kërcënim.

Olta: Këtë gishtin, ke bere figurë të keqe, kërcënove shoqen tënde, që i kemi dhënë premtimin njëri-tjetrit…

Amos: Kemi thënë dhe që do zihemi!

Olta: Po është turp ta bësh atë me gishtin, çdo gruaje!

Amos: Mos më përdor kartën e gruas.

Olta: Ore më tmerrove, më intimidove!

‘Unë të kam mbështetur në çdo gomarllëk që ke bërë’, kështu i tha Amos-Oltës teksa ata debatonin se përse Olta kishte qeshur me faktin që banorët ishin pa gjumë nga të gërhiturat e Luizit.

Por pasi Amosi u largua, Olta tha me ironi: Po kujtoj çfarë gomarllëqesh paskam bërë.

Aktorët që deri më tani u duk se po i mbanin krahun njëri-tjetrit kanë folur me tone të larta. Shkak u bë një bisedë që Olta ka qenë duke bërë me Luizin jashtë rulotit, ku në një moment aktorja ka nisur të qeshë. Jashtë ndodhej edhe Amosi i cili i është drejtuar Oltës duke i thënë “Pse zgërdhihesh?”

Aktorja duke u përpjekur t’ia shpjegojë se arsyeja pse po qeshte ishte ngjarja që i tregoi Luizi, Amosi i ka kthyer shpinën dhe është larguar në shenjë mosbesimi. Kjo sjellje e ka agravuar edhe më shumë Oltën.

Më herët aktorja Olta Gixhari ka qenë duke biseduar me Amos Zaharian.

Ajo ka theksuar ndër të tjera se mund të ketë edhe shoqëri në mes të rivalitetit të finales së BBV.

Madje, ajo “larg e larg” shprehu dëshirën se do të donte të shkonte në finale me Amosin.

“Ekziston një klishe që më të fortët zihen. Unë do kisha shumë qef nëse unë do isha një nga konkurrentët e fortë dhe ti gjithashtu, po flas vetëm për ne të dy, zëre se nuk ekziston asnjë, nëse do jemi ne dy nga më të fortët do doja të tregoja se edhe në një lojë me një mik mund të shkosh larg përdore, unë mund të shkoj në finale dorë për dore me ty”, tha ajo ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco