Xhuli Nura përballet me një akuzë të re! Banorët mendojnë se bën 'magji'

Xhuli Nura përballet me një akuzë të re! Banorët mendojnë se bën 'magji'

10:04, 29/12/2022
A+ Aa A-

Sikur të mos mjaftonin akuzat e Stresit, së fundmi Xhuli Nurën po e akuzojnë edhe për “magjistare”.

Po, po tingëllon çuditshëm, por është e vërtetë. Kjo vjen pasi disa nga banorët gjetën disa grumbuj qimesh nëpër shtretërit e tyre.

E këtë ngjarje së fundmi Shota e ka lidhur me Xhulin, duke e thënë hapur se shkak i saj banorët nuk janë mirë brenda shtëpisë.

“A e ke gjetur te shtrati im grumbullin e qimeve, a më ke thënë çfarë janë këto”, ka qenë pyetja e Shotës drejtuar Stresit, që pati një konfirmim të menjëhershëm nga reperi.

“Magji. Bën magji ajo. Për atë e gjithë shtëpia jemi kështu, asnjë ditë të mirë. Ka shkuar te të gjithë hoxhallarët, hajmalia më dëgjo mua”, ka shtuar më tej Baraliu.

Nga ana tjetër kujtojmë që Xhuli ka qenë në qendër të vëmendjes për përplasjet e saj me Stresin. Ky i fundit ka deklaruar se këtë të premte publiku duhet të vendosë nëse do të mbajë atë apo Nurën brenda shtëpisë.

“Të premten ajo do të përballet me gjithë Shqipërinë për punën e këpurdhave, këtë të dish. Edon është shumë e rëndë për ta bërë atë me t’i thënë gjërat që të helmojnë, që të bëjnë keq. Nuk është problem, këtë të premte shkon ndryshe puna. Këtë të premte dikush do të dalë dhe ishalla largohet, ai nuk që nuk e meriton do të ikë”, thotë ai.

“Kisha pasur dëshirë të jem ose unë ose ajo. Nëse doni sinqeritet. Tani e vendos publiku. Mua më bëj çfarëdo testi nuk dal prej Arkimedit”, tha më tej reperi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco