Cila është arsyeja që Kiara Tito u rikthye në Shqipëri?/ Rrëfehet moderatorja

Cila është arsyeja që Kiara Tito u rikthye në Shqipëri?/ Rrëfehet moderatorja

15:14, 27/12/2022
A+ Aa A-

Kiara Tito nuk i ka mbajtur dot lotët teksa fliste për arsyet e rikthimit të Shqipëri.

Image

Moderatorja i është bashkuar reality-showt “Big Brother VIP Albania” ku edhe ka treguar për herë të parë se vendosi të kthehej në vendin e saj pasi familja nuk kishte mundësi t’i ofronte shkollimin e duhur në Itali.

Arsyeja pse unë vendosa të kthehesha në Shqipëri është se atëherë Italia pati një krizë ekonomike dhe prindërit e mi nuk patën mundësinë të më ofronin shkollimin. Dhe e menduan si opsionin më të mirë që unë… se prekem…Babi ishte ai që më shtyu të kthehesha në Shqipëri. Isha e fiksuar të bëhesha modele, por nuk bëhesha dot për shkak të gjatësisë dhe u ktheva nga Miss-et. Dhe mora pjesë në një konkurs ku mora çmimin “Miss Inteligjenca” dhe aty ishte e përfshirë edhe një bursë shkolle dhe erdhi si një dhuratë.”-tregoi Kiara e prekur.

Në fund ajo nënvizoi se pavarësisht të gjithave mesazhi që donte të jepte ishte që kurrë nuk duhet të dorëzohemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco