Bilanci i COVID/ 12 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 20 të tjerë

Bilanci i COVID/ 12 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 20 të tjerë

17:30, 25/12/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus nga 194 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 nuk po merr trajtim mjekësor asnjë pacient.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar nga koronavirusi 20 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 207 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 6 në Fier, 3 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Vlorë, Gjirokastër.

Statistika ( 25 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore                12
Të shëruar në 24 orë             20
Të shtruar në spitale             0
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       194

Testime totale                   2,017,599
Raste pozitive                      332,682
Raste të shëruara                  328,879
Raste Aktive                             207
Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                      152
Fier                           17
Gjirokastër                 8
Durrës.                       7
Berat.                         6
Vlorë                          6
Lezhë.                       5
Korçë.                       3
Shkodër                    2
Elbasan.                   1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco