‘Ndau burrin nga gruaja dhe i këndon bashkimit’/ Rrjeti ‘masakron’ Albina Kelmendin

‘Ndau burrin nga gruaja dhe i këndon bashkimit’/ Rrjeti ‘masakron’ Albina Kelmendin

17:04, 24/12/2022
A+ Aa A-

Albina Kelmendi dhe familja e saj do të përfaqësojnë vendin tonë në Eurosong me këngën “Duje”.

Kjo këngë, që u zgjodh nga votat e publikut, u vlerësua për tekstin që ka, pasi, fabula e saj është bashkimi i familjes, e jo ndarja. Mirëpo, teksti i këngës ka pasur edhe kritika. Madje, janë disa komentues që ia kanë përplasur Albinës një ngjarje nga jeta e personale e saj.

Duke qenë se ka kohë që u raportua se Albina u martua me një biznesmen që dikur ishte i martuar dhe ka dy vajza, komentuesit ia kanë përmendur këtë fakt asaj. “Ndau burrin nga gruaja e knej thirrje mos mu nda” ishte një koment i këtij soji. Deri më tani vetë Albina ka zgjedhur mos të reagojë në lidhje me këto komente, duke shijuar ende këtë fitore të rëndësishme të saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco