Pak orë para nisjes së 'Big Brother', Eduart Grishaj ndan detajet e reja me ndjekësit

Pak orë para nisjes së 'Big Brother', Eduart Grishaj ndan detajet e reja me ndjekësit

09:24, 24/12/2022
A+ Aa A-

Nis sonte “Big Brother Vip Albania”.

I madh është interesi për konkurrentët, duke qenë se këtë vit janë premtuar emra edhe më “big”. Këtë herë ka qenë regjisori i spektaklit, Eduart Grishaj që ka ndarë disa detaje me publikun. I pyetur nëse edhe këtë vit, spektakli do të zgjasë më shumë sesa 100 ditë, Eduarti e la të hapur mundësinë që mund të ndodhë përsëri.

“Nëse po thoni për vitin e kaluar, këtë vit kanë jashtëzakonisht akoma dhe më shumë motiv sesa vjet për t’u rikthyer të gjithë tek Big Brother sepse do të ketë emra të jashtëzakonshëm nga shumë fusha. Unë personalisht mendoj që emrat janë akoma më të mirë sesa ishin vitin e kaluar. Nesër do të jetë spektakël, banorët kanë dy ditë që janë të mbyllur në hotele, në dhoma të ndryshme dhe nuk dinë asgjë për njëri-tjetrin. Do të ketë personazhe shumë të mirë, kanë dalë disa emra por që me emrat e tjerë do habiten kur ti shikojnë. Do të jenë 14 banorë. ‘Big Brother’-i këtë vit do të zgjasë mbase si vitin e kaluar, por do shikohet.

Një gjë tjetër e veçantë është se do të jetë një rubrikë që do ketë banorë të cilët nuk do të rrinë të gjithë në një shtëpi por do të ketë edhe ambiente të tjera brenda shtëpisë që do të ndahen”, ka thënë ai ndër të tjera.


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco