Nuk kishte si të mungonte as këtë vit debati për fituesit e 'Fest 61', Adrola Dushi shpreh zhgënjim

Nuk kishte si të mungonte as këtë vit debati për fituesit e 'Fest 61', Adrola Dushi shpreh zhgënjim

14:37, 23/12/2022
A+ Aa A-

Elsa Lila, këngëtarja e njohur shqiptare, triumfoi mbrëmjen e djeshme, duke u shpallur fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Ajo u rikthye në këtë festival pas 25 vitesh me këngën “Evita” me të cilën rrëmbeu edhe çmimin e parë, mirëpo ajo nuk do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”.

Kjo pasi përfaqësuesi i Shqipërisë në “Eurovision” këtë vit u zgjodh nga votat e publikut, i cili vendosi të përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj në festivalin europian.

Reagimet kanë qenë të shumta, kryesisht në mbështetje të fitueseve, mirëpo një reagim nga modelja Adrola Dushi ka marrë vëmendje.

Ajo ka ndarë një foto të Elsa Lilës në Instastory, teksa ajo po performon. Modelja shprehet “e dëshpëruar”, pavarësisht se Elsa Lila fitoi çmimin e parë të “Festivalit të Këngës”.

“Elsa Lila thjesht më e mira! Ah moj Shqypni e mjera Shqypni… Dëshpërimisht një dëshpërim”, ka shkruar Adrola.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco