Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Filloi 1752  vjet më parë, historia e vërtetë e Santa Claus

Filloi 1752 vjet më parë, historia e vërtetë e Santa Claus

09:31, 23/12/2022
A+ Aa A-

Plaku me mantelin e kuq dhe mjekrën e bardhë nuk i ngjan aspak Santa Klausit origjinal.

Për më tepër emri i tij është Shën Nikolla, një shenjtor oriental i lindur në Mira, në Turqinë e sotme, dyqind e shtatëdhjetë vjet pas lindjes së Krishtit dhe i njohur  veçanërisht nga fëmijët.

Dhe për më tepër ai shpëtoi dhe tre vajza të vogla nga prostitucioni duke u dhënë lodra floriri.

Kështu ai fitoi reputacionin e mikut të fëmijëve.

Në Europën Veriore pas konvertimit në krishterim, figura e tij shkrihet me atë të perëndisë gjermane Odin, i cili në ditë e solsticit të dimrit, që korrespondon me periudhën tonë të Krishtlindjeve, fluturon mbi një kalë me krahë për t’u sjellë dhurata fëmijëve.

Në shekullin 17, kjo traditë mbërrin në SHBA nga emigrantë gjermanë dhe skandinavë.

Por mbi të gjitha me holandezët që në brigjet e Hudson themeluan qytetin e Nju Amsterdamit, Nju Jorkun e sotëm.

Dhe kështu Santa Claus lindi nga bashkimi i gjermanit  Sankt Nikolaus dhe holandezit Sint Niklaas. 

Edhe pse në 6 dhjetor, ditën e festës së tij ai sjell dhurata për ata që janë sjellë mirë.

Me pak fjalë është një metamorfozë e re e këtij personazhi përrallor dhe bujar.

Deri në fillim të shekullit të njëzetë kostumi i tij ishte i gjelbër, mjekra e tij ishte e errët dhe përmasat e tij nuk ishin kaq të mëdha që e identifikojnë tani në të gjithë botën, madje edhe në botën jo të krishterë.

Për t’i dhënë atij fytyrën dhe profilin aktual ishte korporata e Koka-Kolës, i cili në debutimin komercial të pijes së tij kishte problemin të ruante imazhin e markës së tij, nën sulmin e moralistëve të kohës, me në krye kimistin Harvey Wiley, i cili e konsideronte pijen me flluska një rrezik për shëndetin. 

Por edhe për moralin sepse sipas denigruesve të tij do të shkaktonte një mbingacmim tinëzar të shqisave tek të vegjlit.

Rezultati është një gjyq i plotë, i festuar në vitin 1911 nga e cila pija u shfajësua.

Por vendimi ndalon çdo reklamë që shfaq fëmijët që e pijnë atë.

Lëvizja fituese vjen në vitin 1931, kur kompania e Atlantës i beson  ilustruesit Haddon Hubbard Sundblom një fushatë të re për ta afruar Koka-Kolën me fëmijët, por pa e thënë në mënyrë eksplicite. 

Haddon i drejtohet një dëshmie të papritur si Santa Claus, por i jep atij fytyrën gazmore dhe qetësuese të fqinjit të tij Lou Patience. 

Ai i jep një mjekër të bardhë si bora dhe e vesh me ngjyrat e markës. 

Por truku i vërtetë ishte ta vizatonte duke pirë një Koka-Kola me kënaqësi të madhe, i rrethuar nga fëmijë. 

Kështu, ndalimi u anashkalua. 

Në fakt, falë kësaj fushate reklamuese, lindi patrona e re e shoqërisë konsumatore. 

Bota e reklamave nuk ka mundur dot kurrë pa të, pasi në pak kohë ai është bërë zot i Krishtlindjeve të sotme. 

Në njëfarë kuptimi, është Santa Claus që e rrëzoi foshnjën Jezus nga froni, por që e kompenson atë me dhurata. 

Me pak fjalë, Santa Claus është simboli modern i konsumimit të Krishtlindjeve, pikërisht sepse mishëron frymën e lashtë të dhuratës, të shpërblimit festiv, i aftë të ndryshojë shenjën e logjikës së interesit që drejton jetën e përditshme. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco