Humbi të afërmin e saj në një aksident, Elhaida Dani shfaqet e përlotur në Festivalin e Këngës

Humbi të afërmin e saj në një aksident, Elhaida Dani shfaqet e përlotur në Festivalin e Këngës

14:12, 22/12/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani ka humbur fatkeqësisht dajën e saj në një aksident në Shkodër rreth tre ditë më parë.

Image

Kjo ngjarje e tronditi shumë këngëtaren por ajo sërish e gjeti forcën të mos dorëzohet. Artistja ishte e ftuar në natën e tretë të Festivalit të Këngë, ku këndoi krahë Gjergj Kaçinarit.

Gjatë prezantimit, Arbana Osmani e falënderoi publikisht këngëtaren që vendosi t’i bashkohej eventit te muzikës pavarësisht dhimbjes që po kalon.

“Nuk është një ditë e thjeshtë për të. Artistët ndodh që të jenë edhe njerëz, njerëz normal me një jetë normale. Ndodh që të detyrohen të këndojnë në një skenë, pak orë pasi ka ndodhur një fatkeqësi. Shpirti është coptuar nga një dhimbje e madhe, por artistët e mëdhenj si Elhaida nuk e zhgënjejnë publikun dhe paraqiten pavarësisht dhimbjes për të kënduar”- u shpreh moderatorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco