VIDEO/ Dan Bilzerian 'i nxjerr të palarat' publikisht kuzhinierit të njohur: Ai është i çuditshëm

VIDEO/ Dan Bilzerian 'i nxjerr të palarat' publikisht kuzhinierit të njohur: Ai është i çuditshëm

14:25, 21/12/2022
A+ Aa A-

Kuzhinieri i njohur turk Nusret ishte në qendër të vëmëndjes në rrjete sociale këto ditë e fundit, por jo për shkak të mënyrës së si ai vendos kripën në mishin e tij.

Pas momentit të sikletshëm me Lionel Messin, Dan Bilzerian rikthen në lajme emrin e shefit të kuzhinës duke e ekspozuar publikisht.

Në një video që ka shpërndarë në llogarinë e tij personale në rrjete sociale, Dan Bilzeriani njohur si ‘Mbreti’ i Instagramit siç e quan ai veten, tregon se Nusret i ka dërguar foto të tij që nga viti 2015.

Bilzerian, siç shihet edhe nga klipi, nuk i është përgjigjur asnjëherë, por shefi turk prej vitesh vazhdon t'i dërgojë foto dhe selfie. 

Në mbishkrimin e videos, Bilzerian shkruan: 

 “Të gjithë thonë se Salt Bae është i çuditshëm, e njoh prej vitesh” , ndërsa në fund shton “çfarë budallai”.

Gjithçka nisi me një video nga finalja e Kupës së Botës, ku shefi turk tërheq Lionel Messin për të bërë një foto së bashku. 

Pas shumë përpjekjesh ai arrin të marrë foton e dëshiruar por reagimet e shkaktuara ishin të shumta. 

 

 

 

Image

Kështu më vonë ai ka postuar në llogarinë personale në Instagram një video të vizitës së Messit në restorantin e tij në Dubai në vitin 2018 për të treguar se të dy janë “të afërt”. 

Madje, në atë vizitë, ylli i atëhershëm i Barcelonës kishte me vete edhe mesfushorin e atëhershëm të Manchester United, Paul Pogba, për të cilin shefi turk kujdesej veçanti.

Por në vend që të qetësonte ndjekësit e tij, të cilët e kritikuan atë për ndjekjen e Messit dhe për mbajtjen e trofeut, i cili sipas FIFA-s, vetëm një grup shumë i përzgjedhur lejohet të prekë dhe të mbajë njerëz, ku përfshihen ish-fituesit e Kupës së Botës FIFA dhe drejtuesit e shteti, i zemëroi më së shumti.

"Një video e vitit 2018 nuk do të të shpëtojë, o burrë ," i thotë një ndjekës, duke i kërkuar që të kontrollojë egon e tij.

 “Ti u përpoq të futeshe me forcë dhe Messi të tregoi kufijtë e tu. Ngritët trofeun sikur të ishit pjesë e saj. Duhet të dish limitet e tua njeri ”, komenton një tjetër. “Tani po përpiqeni të na bindni se jeni miq”, shton një tjetër ndjekëse e shefit turk.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco