Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Tifozja e Argjentinës u shfaq ‘topless’ në stadium pas fitores së kombëtares së saj në Botëror

Tifozja e Argjentinës u shfaq ‘topless’ në stadium pas fitores së kombëtares së saj në Botëror

20:14, 19/12/2022
A+ Aa A-

BBC ka shfaqur aksidentalisht një grua ‘topless’ gjatë fitores së Argjentinës kundër Francës në finalen e Kupës së Botës.

Argjentina fitoi titullin e tretë botëror në Katar pasi arriti ta mposht Francën me penallti.

Ndeshja u bë më e zjarrtë kur Lionel Messi shënoi një dygolësh dhe Kylian Mbappe u bë lojtari i parë që nga Sir Geoff Hurst i Anglisë në 1966 që shënoi një ‘hat-trick’ në një finale të Kupës së Botës.

Tifozët e Argjentinës, kuptohet, u gëzuan me triumfin e tyre dhe festuan brenda stadiumit Lusail.

Një fanse u tërbua paksa, teksa hoqi këmishën dhe filloi ta tundte në ajër. Ajo shihej pa sytjena, e madje rrezikon edhe të arrestohet.

Në Katar, gratë duhet të vishen në mënyrë modeste në publik duke mbuluar shpatullat e tyre dhe duke mos veshur funde.

Ato që nuk ndjekin zakonet lokale mund t’u kërkohet të largohen nga një vend, t’u ndalohet hyrja apo edhe të arrestohen nëse veshja e tyre konsiderohet fyese.

Rregullat u zbutën gjatë Kupës së Botës, megjithatë është ende e rrezikshme për gratë të jenë ‘topless’ në Katar.

Identiteti i tifozes argjentinase nuk është bërë i ditur dhe nuk dihet nëse ajo u ndalua nga autoritetet pasi guxoi të dilte ‘topless’ në stadiumin Lusail.

Incidenti ndodhi pasi supermodelja kroate, Ivana Knoll, bëri disa paraqitje me veshje provokuese gjatë ndeshjeve të vendit të saj në Kupën e Botës.

Tifozja topless e Argjentinës u pa nga shikuesit me sy shqiponjë të mbulimit të finales nga BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco