Pas dështimit të historisë me Tean, Beart Rexhepi fejohet me vajzën misterioze

Pas dështimit të historisë me Tean, Beart Rexhepi fejohet me vajzën misterioze

10:46, 12/12/2022
A+ Aa A-

Për nga mënyra si u zhvillua, lidhja e Beart Rexhepit dhe Tea Trifonit bëri një bujë të madhe në rrjet.

Me anë të një fotoje në borë, ish-konkurrentja e “Për’puthen” zgjodhi të konfirmonte lidhjen e saj me Beartin pak ditë pasi kishte dalë çift me Andi Shehin nga emisioni i dashurisë.

Image

Si një program që ndiqej nga shumë persona kjo ngjarje u konsiderua si një “tradhti” ndaj publikut, duke iu lënë të besohej diçka që nuk ekzistonte. Mirëpo sot kur ka kaluar kohë nga ai moment, Bearti ka zyrtarizuar lidhjen e tij.

Dhe kur themi zyrtarizuar flasim për një fejesë. Në rrjetet e tij sociale, djali nga Peja ka bërë publike propozimin romantik të partneres, duke u shprehur “Ajo tha po”.

Vetëm rreth 3 muaj nga kjo lidhje e re, Bearti ka vendosur tashmë të fejohet, duke hedhur një hap tjetër në jetën e tij private.

Ndonëse më i dashuruar se kurrë, djali nga Kosova ka preferuar mos t’ia tregojë imazhin partneres së re, duke preferuar ta lërë atë një personazh enigmatik.

Image

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi ishin një ndër çiftet e “Për’puthen” që shkaktuan shumë zhurmë dhe reagime nga ana e publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco