Zbulohet banori i tretë në Big Brother Vip Albania?

Zbulohet banori i tretë në Big Brother Vip Albania?

12:18, 02/12/2022
A+ Aa A-

Nga nisja e “Big Brother VIP” edhe pak na ndan dhe tashmë kanë filluar të zbulohen emrat e banorëve.

Prej disa ditësh, po qarkullon lajmi se pjesë e shtëpisë së famshme do të bëhen moderatorja e njohur Kiara Tito dhe blogerja Jori Delli.

Dhe pse nuk ende një konfirmim zyrtar nga vajzat, “Kryefjala” ka zbuluar një emër tjetër. Mirëpo, këtë herë bëhet fjalë për një nga meshkujt e lojës, i cili thuhet se do të jetë koreografi Albi Nako.

"Big Brother, edicioni i dytë VIP, do të nisë brenda këtij viti,  është përzgjedhur kasti. Nuk kemi kërkuar gjëra të veçanta, të çuditshme. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere interesantë, të këndshëm, pas së cilëve njerëzit të afeksionohen. Çfarë ndodhi me Big Brother-in vjet ishte se njerëzit i pëlqenin personazhet e Big Brother-it, u bënë fansa të tyre; nuk është se e ndiqnin Big Brother-in për të parë sherre dhe skandale, këtë gjë kemi kërkuar prap"-ka treguar Arbana Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco