Cindy Marina zbulon detajet e pathëna nga marrëdhënia me Gerard Topallin

Cindy Marina zbulon detajet e pathëna nga marrëdhënia me Gerard Topallin

11:00, 29/11/2022
A+ Aa A-

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar që kur konfirmuan lidhjen e tyre në fillim të vitit.

Ish-Missi, e cila është një ndër konkurrentet e spektaklit “Dance Albania” shpesh herë është ngacmuar për lidhjen e saj me Gerard Topallit dhe së fundmi ajo zbuloi se kur është njohur me djalin e ish-kryeparlamentares.

Sakaq Cindy theksoi se Gerardi e shtyu që të merrte pjesë në spektalin e kërcimit.

“Genari ishte javën e kaluar në spektakël dhe më ndoqi live. Jam e lidhur prej 2 vitesh me Genarin, jemi njohur në Shqipëri. Kur më erdhi ftesa për “Dance Albania” isha me 2 mendje se kisha dhe angazhime të tjera dhe ai ishte i pari që më shtyu që të futesha dhe ta provoja këtë eksperiencë.

Më tha: ‘Të shkon shumë Dance, pse jo të mos ta provosh, të provosh me veten dhe ta fitosh’. Në këtë rrugëtim nuk jam vetëm për vete, por edhe për Genarin”- u shpreh modelja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco