Jennifer Lopez kujton periudhën kur ajo dhe Ben Affleck i dhanë fund fejesës në 2004: Më dukej sikur…

Jennifer Lopez kujton periudhën kur ajo dhe Ben Affleck i dhanë fund fejesës në 2004: Më dukej sikur…

10:12, 29/11/2022
A+ Aa A-

Jennifer Lopez ka rrëfyer gjatë një interviste për Apple Music 1 , këngëtarja “Marry Me” ndarjen e parë me Ben Aflflek dhe kujtoi së sa shumë u lëndua pasi i dhanë fund fejesës në 2004.

“Ishte kaq e dhimbshme pasi u ndamë,”– tha Lopez.

“Kur anuluam dasmën rreth 20 vjet më parë, ajo ishte thyerja më e madhe e zemrës sime. Sinqerisht u ndjeva sikur do të vdisja.  Por tani, 20 vjet më vonë, ajo histori ka një fund të lumtur”– përfundoi këngëtarja.

Lopez e cila rikthye me aktorin, 17 vite pasi u ndanë për herë të parë – njoftoi se do të publikojë një album të ri të quajtur “This Is Me… Now”, një përditësim i albumit të saj të vitit 2002, “This Is Me… Then.”

E kuptuam këtë gjë kur u ribashkova me dashurinë e jetës sime dhe vendosëm që do të ishim bashkë përgjithmonë”, shpjegoi këngëtarja e “Let’s Get Loud”. “I gjithë mesazhi i albumit është: ‘Kjo dashuri ekziston. Kjo është një dashuri e vërtetë.”

Çifti u fejuan për herë të parë në nëntor 2002, në të njëjtin muaj që u publikua albumi i Lopez “This Is Me … Then”.

“Tani mendoj se di se cili është mesazhi i albumit: Nëse ju, si unë ndonjëherë, keni humbur shpresën, pothuajse keni hequr dorë, mos e bëni”, tha Lopez për Lowe.

“Dashuria e vërtetë ekziston dhe disa gjëra zgjasin përgjithmonë dhe kjo është e vërtetë. Unë dua ta përhap atë mesazh nëpër botë.”

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco