‘Ulërimat e mia mund ti kenë dëgjuar të gjithë’- Fjodora Fjora rrëfen tmerrin që kaloi me djalin e saj në aeroport

‘Ulërimat e mia mund ti kenë dëgjuar të gjithë’- Fjodora Fjora rrëfen tmerrin që kaloi me djalin e saj në aeroport

17:38, 25/11/2022
A+ Aa A-

Fjodora Fjora ka rrëfyer së fundmi një ngjarje që e ka tronditur shumë disa vite më parë.

Moderatorja tregoi se si djali i saj i ka ikur nga duart teksa ndodheshin në aeroportin e Bodrumit në Turqi.

Sakaq ajo u shpreh se mezi arriti ta kapte dhe theksoi se ulërimat e saj i kanë dëgjuar të gjithë.

“Më ka ndodhur njëherë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët. Nuk e mbaj mend ç’ka qenë. U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti. Dhe po kalonin njerëzit, ky ja fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë.

Ulërimat e mia mund t'i ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur, se e kapa, e mbajta nga rrobat dhe nuk e  lëshoja se u terrorizova komplet. Dhe ai qeshte!”- tregoi ajo teksa ishte e ftuar në “Aldo Morning Show”.

Disa javë më parë moderatorja tregoi se vendimi që mori për të birësuar të birin nuk ishte e thjeshtë dhe theksoi se e kanë gjykuar shumë.

“Nuk ka qenë e thjeshtë, m’u desh të kaloja 1001 dilema dyshime, diskutime me veten dhe me familjarët, ka pasur edhe të tjerë që më kanë gjykuar, kanë menduar që është një vendim i nxituar. Më thoshin që pse, ti mund të lindësh vetë një fëmijë. Dilemat përgjatë muajve që vijonin procedurat e birësimit ishin si një lloj shtatzënie mendore.

Të bëhesh prind është si të rrëshqasësh mbi ujë pa u zhytur, ka momentet herë poshtë dhe herë lart, është një lloj përgjegjësie që nuk e shpreh me fjalë, Të gjitha vajzat që e dinë se si është të jesh mama, e dinë që asnjë fazë nuk është njëlloj, nuk e dimë në botë se çfarë ka ndryshuar se je në dispozicion të një qenie tjetër”, tha ajo teksa ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco