Pak kohë pasi iu zbulua romanca, 'bëhet e gjallë' Eneda

Pak kohë pasi iu zbulua romanca, 'bëhet e gjallë' Eneda

15:01, 25/11/2022
A+ Aa A-

Eneda Tarifa është “rikthyer” në rrjetet sociale pas një pauze të gjatë. Këngëtarja ka ndarë një foto, ku duket shumë e kuruar.

“Kohë e gjatë pa u parë”, ka shkruar ajo krahas postimit.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa)

 

Eneda ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë pasi “u kap mat” me të dashurin e saj. Këngëtarja e njohur u filmua krah një mashkulli misterioz.

Nuk vonoi shumë të zbulohej identiteti i djalit në foto, duke u zbuluar rrjedhimisht edhe lidhja më e re e Enedës.

Mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën moderatores është Gent Lasku, profesioni i të cilit është basketbollist.

Mirëpo përpos basketbollit, Lasku ka një të shkuar edhe në politikë. Në vitin 2021, Genti ishte në listat e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare.

“Genti Lasku, një kampion race në ekipin e Tiranës. Ai ka një vizion të qartë politik dhe eksperiencën e duhur në administratën publike dhe në sipërmarrjen privat për të nisur një rrugëtim të ri.

Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Shpëtimit të Jetës në Ujë, Genti mendon se sot ka ardhur dita të angazhohet fort në funksion të projektit tonë, që synon mbi të gjitha ndryshimin e ambientit politik në Shqipëri.

Të nderuar dhe krenarë që në këtë sfidë të bukur kemi në vijën e parë të sulmit një kampion si Genti”, -këto ishin fjalët e kryetarit të partisë, Astrit Patozi për kandidatin e tij gjatë prezantimit një vit më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco