Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

 KAFE SHQETO/ ’Shqip Hop Festival’, dedikuar kulturës hip-hop, flet Gerald Veizi: Këtë vit kemi prurje të reja...

KAFE SHQETO/ ’Shqip Hop Festival’, dedikuar kulturës hip-hop, flet Gerald Veizi: Këtë vit kemi prurje të reja...

11:56, 16/11/2022
A+ Aa A-

“Hip-hop është një nga rrymat më të rëndësishme të kërcimit në botë dhe më e praktikuara që cdo vit e thellon hendekun".

Ky ishte absolutisht pohimi i Gerald Veizit, teksa ishte i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ për të diskutuar më gjatë lidhur më kulturën e këtij zhanri të kërcimit.

“Këtë të premte me datën 18 Nëntor të parkingu nëntokësor i “Sheshit Skënderbej” zhvillohet ‘Shqip Hop Festival’ dhe është mjaft interesant për tu vizituar. Sigurisht që do të kemi një sërë artistësh që do të marrin pjesë, mes tyre është edhe LLuni. Ai mundohet që të sjelli numra të rinj, pavarësisht se ka edhe new-schoolin edhe old-schoolin është ‘dashnor’ i këtij të fundit si njohës i mirë i kulturës. Unë kam rreth 5 vite që e promovoj këtë kulturë, kryesisht i pavarur dhe madje dua që të përfaqësoj të gjitha demografit ndaj gjysma e artistëve janë nga Kosova gjysme nga Shqipëria. Kemi të ftuar edhe këngëtarin e njohur Buta, midis emrave të tjerë”.

Për të gjithë dashamirësit de të apsionuarit ndaj këtij zhanri, Geradi ka treguar se ndonëse biletat janë afër fundit sërish ka një shanc të fundit për ta bërë tuajën atë.

“Biletat janë afër fundit por sigurisht ne kemi lënë disa për të gjithë ato që zakonisht vonohen dhe e lënë për ditën e fundit për ta blerë".

I pyetur nga moderatori i programit se cili nga artistët do ta përfaqësojë më së miri këtë zhaner, Veizi ka treguar se këtë vit do të ketë prurje të reja e sigurisht janë mjaft të mirë në këtë qasje.

Me thënë të drejtën, të gjithë janë shumë të mirë në këtë qasje. Ideja është se për herë të parë po mbahet diçka e tillë, pra një eveniment si ky dhe përtej mendësive neve do të përfaqësojmë elementi e ‘breakdancing’ me DJ dhe grafiti. Një element tjetër që është të grafiti me pjesën e artistëve, të cilat do ti ekspozojmë ditën e festës dhe më vonë do të digjitalizohen për të lançuar si ‘enefti’. Kjo do të thotë se eneftia çertifikon një produkt artistik dhe këtë aksion mund ta ndash na kapitale, dhe e gjitha kjo bëhet digjtalisht. Format ky i çertifikuar në të gjithë botën dhe e veçanta është që është pjesmarrësit me 500 apo 1000 lek të rinj mund të jenë zotërues të këtij aksioni digjital”-ka treguar Geraldi.

Me tepër ndiqni linkun më poshtë:

Klea Sula/ Syri.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco