Zbulohen arsyet pse Pique dhe Shakira vendosën që fëmijët e tyre të jetojnë në Miami

Zbulohen arsyet pse Pique dhe Shakira vendosën që fëmijët e tyre të jetojnë në Miami

11:33, 15/11/2022
A+ Aa A-

Divorcit të shumë përfolur i Shakirës dhe Gerard Piques tashmë po i vjen fundi.

Një nga problemet kryesore të ish-çiftit ishte se ku do të jetojnë fëmijët e tyre, gjë që tashmë është zgjidhur dhe Shakira ka vendosur të largohet së bashku me ta për të nisur një jetë të re në Miami.

Beatriz Cortazar, gazetarja e ‘El Programa de Ana Rosa’ ka zbuluar të gjitha detajet e marrëveshjes mes dy palëve.

Image

Negociatat u zhvilluan nga avokatët dhe megjithëse pati disa vonesa, më në fund është arritur një marrëveshje.

Çfarë përmban marrëveshja?

Siç raporton Cortazar, palët vendosën që fëmijët të jetojnë në Miami me këngëtaren kolumbiane , me kusht që futbollisti të mund t’i shohë fëmijët e tij gjatë periudhave të pushimeve, dhe 10 ditë çdo muaj.

“Vendimi për fëmijët është një pikë kyçe dhe i ka ndihmuar ata të arrijnë një marrëveshje”, tha Cortazar.

Edhe pse Pique dëshironte që fëmijët të jetonin në Barcelonë, kohët e fundit gjërat kanë qenë të vështira për Milanin dhe Sashën.

“Ata janë në një moshë ku dëgjojnë komente për jetën e re të babait të tyre dhe preferojnë të jenë larg vëmendjes”- u shpreh ajo.

Image

Gazetarja shton gjithashtu se e dashura aktuale e Pique , Clara Chia , ka luajtur një rol në marrëveshje, e cila e ka bindur atë të marrë një vendim ‘për hir të fëmijëve’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco