Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Reperi i njohur marton çiftin e lezbikeve në mes të koncertit (Video)

Reperi i njohur marton çiftin e lezbikeve në mes të koncertit (Video)

13:12, 08/11/2022
A+ Aa A-

Post Malone tani mund të shtojë edhe “zyrtarin e dasmës” në CV-në e tij!

Pas performancës në një koncert në “Climate Pledge Arena” të Seattle, reperi ftoi në skenë dy fanse femra dhe kreu një ceremoni jozyrtare martese për dyshen.

Ky moment u bë viral kudo në rrjetet sociale, pas videos së ndarë nga një shoqe e vajzave që “lidhën kurorë” në koncertin e Post Malone, e cila filmoi të gjithë momentin.

@heidilavon What an incredibly special honor! 🥹🫶🏻💒 #postmalone #posty #wedding #congratulations ♬ Congratulations - Post Malone

Jana dhe Randee përpara se të martoheshin jozyrtarisht nga idhulli i tyre u pyetën: “A keni ndonjë gjë që dëshironi t’i thoni njëra-tjetrës si për shembull premtime?”

Duke theksuar fjalët tradicionale të një zyrtari martese, ai përfundoi: “Në sytë e gjithë publikut, unë i deklaroj këta të dyja të martuara ligjërisht”.

“Mund ta puthni partneren tuaj tani”, -i tha ai çiftit, të cilat u duartrokitën nga të pranishmit.

Në fund të videos së shoqes së vajzave në TikTok, ajo i bëri një ftesë krijuesit të hitit “Sunflower”. “Ne kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve për të parë nëse mund ta bëjmë Posty të vijë në dasmë në mars,” duke zbuluar se dyshja po mendojnë të organizojnë një ceremoni zyrtare disa muaj më vonë.

Ky nuk është momenti i vetëm i ëmbël që Malone ka ndarë me fansat në turneun e tij. Gjatë shfaqjes së tij në UBS Arena në New York më 9 tetor, reperi vuri re një fanse të quajtur Rita Regan duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Posty të lutem vizatoje ti tatuazhin tim të radhës” duke ia plotësuar sigurisht kërkesën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco