Nga lidhja më e gjatë e deri tek historia me policin nga Fieri, Ina Kollçaku i thotë të gjitha

Nga lidhja më e gjatë e deri tek historia me policin nga Fieri, Ina Kollçaku i thotë të gjitha

14:08, 03/11/2022
A+ Aa A-

Ina Kollçaku ka qenë së fundmi e ftuar në “Goca dhe Gra”. Ajo ka folur për jetën e saj personale, ku u pyet nëse të qenit e pavarur krijon problem tek meshkujt.

 “Unë nuk jam personi më i mirë për të folur për kështu gjëra partnerësh, se nuk është se jam e suksesshme në këtë fushë. Nuk jam e suksesshme, sepse sa vjen dhe rris pritshmëritë, gjërat e mia dhe nuk përkojnë. Nëse do të dëgjoja gjyshen time, thotë mos i hy ashtu se burra janë, merre pranoje”, theksoi Ina gjatë fjalës së saj.

Më tej, ajo zbuloi se gjithnjë ka patur përputhje me meshkuj që nuk kanë qenë të ngjashëm me të.

“Historitë më të suksesshme, të përfunduara tashmë (imagjino sa të suksesshme), kanë qenë persona totalisht ndryshe nga unë. Nuk kanë qenë të ngjashmit e mi, nuk kanë pasur background as psikologjik, as letrar, dhe më ka funksionuar shumë mirë”, vijoi ajo më tej.

Së fundmi, Ina u ndal edhe tek marrëdhënia e saj më e gjatë, e cila tha se ka zgjatur 4 vite.

“Ose jam single, ose jam shumë e lidhur. Këto momentet e flirtit janë vetëm flirt, pa gjëra të tjera, si Bricjap që jam”.

Ajo u ndal edhe tek historia me policin nga Fieri.

“Ishte vonë, kishim dalë me makinë. Po prisja kushëririn tim që po merrte diçka në supermarket, kisha ndaluar te vizat e bardha. Ndaloi një polic i Shqiponjave për të më thënë që duhet të lëviz makinën. Pastaj aty kuptova që unë vdes për man in uniforme (meshkuj me uniformë). Reagimi im në “Instagram” ishte shumë i sinqertë. Nuk kisha pasur një natë të mirë. Reagova në story, thashë që më foli një polic, ishte shumë i mirë, i thash më kontakto se do të shkoj prapë te vizat e bardha… Të nesërmen i shkrujta prapë , i thash a je zgjuar dhe ai u zgjua”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco